22,12,2024

E rrahin për vdekje marokenin, 6 shqiptarët dënohen me 73 vjet burg

Must Read
Foto-ilustrim

Ngjarja ka ndodhur më 12 dhjetor të vitit të shkuar në rrugën Borgomasino, në Torino.

Shqiptarët e dënuar janë: Ogert Rakipaj, i dënuar me 16 vite e dy muaj burgim, ndërsa Izmir Krasniqi, Redion Rakipaj, Naim Vargu dhe Bojken Zeqo, janë dënuar me 30 vjet burgim.

Nga ana tjetër, Klevis Gropa, edhe pse pretendoi se nuk ka marrë pjesë në rrahjen fatale të marokenit, është dënuar me 27 vite burgim, raporton KP.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë që filmuan skenën e krimit, tregohet se si shqiptarët e rrahën brutalisht shtetasin maroken duke i shkaktuar edhe vdekjen. Organet e hetimit në Itali kanë rindërtuar ngjarjen.

Pasi e dhunuan brenda makinës të riun nga Maroku për çështje që lidhen me prostitucionin, 24 vjeçari ra në tokë i mbuluar nga gjaku dhe pasi u ngrit për të rihipur në makinë, Ogert Rakipaj e qëlloi sërish duke i shkaktuar vdekjen.

The post E rrahin për vdekje marokenin, 6 shqiptarët dënohen me 73 vjet burg appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img