21,12,2025

E pranon Nikolliq: Pa e njohur Kosovën, Serbia s’hyn në BE

Must Read

Këtë deklaratë Nikolliq e ka bërë sot gjatë një takimi me kryeministrin e Suedisë, Stefan Leven, ka kumtuar kabineti i tij.

Nikolliq ka thënë se Kapitulli 35 në negociatat e Serbisë me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian është pengesë, nëse ai vetëkupton njohjen e Kosovës, përcjell FoNet.

“Unë e kam iniciuar bisedën me Prishtinën në nivelin më të lartë, ndërsa e gjitha ajo që është arritur me marrëveshje, sidomos formim i Asociacionit të Komunave serbe, Kosova nuk po do ta zbatojë. Për këtë, haptas, e ka përkrahjen e Perëndimit”, ka thënë Nikolliq.

“Serbia është vend i vogël në të cilin jeton populli i madh, i cili ka shtetin vet, historinë, traditën dhe kulturën. Nuk është e mundur heqja dorë historia një mijë vjeçare”, ka shtuar presidenti serb.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img