26,05,2024

E konfirmon policia, një 14 vjeçar është mbytur në Bistricë

Must Read

Bistrica

Një fëmijë rreth moshës 13-14 vjeçare është mbytur në lumin ‘Bistricë’ që kalon afër fshatit Gllaviçicë të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, raporton Indeksonline.
“Sot një 14 vjeçarë është mbytur në Bistricë që kalon afër fshatit Gllaviçicë të Pejës”, tha ai.
Ibraj ka deklaruar se me të marrë informacionin, njësitë policore dhe ato të FSK-së kanë dal në vendin e ngjarjes, por nuk është arritur të gjendet trupi i tij.
“Një 14 vjeçar është mbytur në Bistricë të Pejës, rreth orës 12:00, e kemi pranuar informacionin, menjëherë janë organizuar njësitë relevante të policisë, por edhe njësite e FSK-së, por deri më tani nuk është arritur të gjendet trupi i tij” është shprehur Ibraj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img