29,04,2024

E kërcënoi se i kërkoi borxhin, pranga 31-vjeçarit

Must Read
arrestim, foto ilustrim

Arrestimi i tij u bë pranë banesës së tij, pasi ka kanosur me armë zjarri një person për çështje borxhesh.

Sipas burimeve policore lokale, Dollani ka kërcënuar me armë zjarri shtetasin me inicialet M. Z., për motive të dobëta, shlyerje borxhesh.

“M. Z., kishte shkuar në banesën e 31-vjeçarit për t’i kërkuar disa para që Dollani i kishte borxh”, njofton policia.

Personi i shpallur në kërkim, në momentin që ka parë shërbimet policore pranë shtëpisë së tij ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit që mbante në dorë gjatë tentativës së ikjes.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij i janë gjetur edhe 60 gramë kanabis.

Ky shtetas është me precedentë të mëparshëm penale, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje automjetesh dhe banesash, si dhe armëmbajtje pa leje.

Bëhet e ditur se policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:1 armë zjarri “Automatik” model 56, 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 2 krehë dhe 60 gramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

The post E kërcënoi se i kërkoi borxhin, pranga 31-vjeçarit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img