29,04,2025

E kanosi një person pasi i dërgoi kërkesë për shoqërim një vajze, arrestohet 19 vjeçari në Ferizaj

Must Read

R.O 19 vjeçar është arrestuar të premten në Dubravë të Ferizajt, pasi ka kërcënuar me armë Z.M, 20 vjeçar.

Sipas policisë, njësiti antidrogë ka ndërhyrë gjatë një fjalosje mes tyre, pasi ky i funditi ka dërguar një kërkesë për shoqërim një vajze në rrjete sociale.

Gjatë kontrollit, 19 vjeçarit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe një fishek në tytë.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar procedura për veprat “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 27.04.2025, rreth orës 15:10, në rrugën "Gjon Sereqi" në Ferizaj, ka ndodhur një rast i lëndimit të rëndë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img