19,07,2025

Dyshim për helmim në ujin e burimit

Must Read

Helmimi dyshohet të ketë ardhur nga uji i burimit në njësinë administrative Frakull, në fshatin Kafaraj. Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier ka marrë mostra nga ky ujë për t’i bërë analizat.

Ndërkohë, edhe vetë të shtruarit në pavijonin e sëmundjeve infektive dyshojnë se shqetësimet mund t’u kenë ardhur pikërisht nga uji i burimit, të cilin banorët e pinë prej shumë vitesh raporton Tch.

Mjekët e pavijonit thonë se të shtruarit po trajtohen me mjekim intensiv, pasi kanë diarre e të vjella, por mund të jetë dhe ndonjë virozë. Për të përcaktuar me saktësi shkakun do të pritet përgjigja e analizave ditën e hënë.

The post Dyshim për helmim në ujin e burimit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img