17,07,2025

Dymbëdhjetë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Guine të Re

Must Read

Guine-780x439

Dymbëdhjetë persona u vranë kur një aeroplan është rrëzuar mbrëmë në Papua, Guine e Re, njoftuan sot autoritetet e këtij shteti.

Aeroplani ishte duke fluturuar në perëndim të Paqësorit, kur motori i tij ka dështuar . Ai u rrëzua në një moçal afër pistës për zbritjeje në Kiunga, raporton AFP.

“Dje kemi pësuar një tragjedi, një aksident ajror. Një avion i vogël që mbërriti nga Oksapmini, pak para uljes, u rrëzua në moçal, dhe të gjithë udhëtarët, duke përfshirë pilotin, kanë vdekur”, tha komandanti i policisë së Kiunga, Joe Puri për mediat lokale.

Transmetuesit vendorë thanë se në mesin e të vdekurve janë edhe tre fëmijë, ndërsa mediat australiane konfirmuan se piloti ishte shtetas australian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim për qytetarët: Sistemi i ri i tatimit në pronë në përdorim nga 21 korriku

Ferizaj, 16 korrik 2025Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë, më...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img