13,11,2024

Dy të vrarë dhe një i plagosur rëndë në Bazel, dyshohet se janë shqiptarë

Must Read

Si rezultat, janë vrarë dy persona ndërsa një tjetër ka mbetur me plagë të rënda, bën të ditur Prokuroria Publike e Kantonit të Bazelit për mediat zvicerane. Dorasit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe përkundër një aksioni të gjerë policor ata ende nuk janë kapur.

Rrjedha e ngjarjes, sipas njohurive të deritashme të prokurorisë dhe policisë ka qenë kjo: dy persona, meshkuj kanë hyrë në lokalin e përmendur dhe kanë shtënë disa herë me armë, transmeton albinfo.ch.

Pas aktit të kryer ata janë larguar në drejtim të stacionit Badischer Bahnhof. Në lokal ka pasur edhe njerëz të tjerë, të cilët kanë shpëtuar të palënduar.

Ende nuk është arritur të identifikohen dy të vrarët dhe i plagosuri rëndë. Media shqiptare ndërkohë shkruajnë, duke iu referuar burimeve jozyrtare se bëhet fjalë për shqiptarë, si te viktimat ashtu edhe te dorasit. Ato madje raportojnë për 4 viktima, të gjithë shqiptarë!

Nga ana tjetër, burimet zvicerane, si zyrtarët ashtu dhe mediat nuk japin ndonjë element që të mund të kuptohet përkatësia etnike e palëve të përfshira në konflikt.

Rreth orës 20.15 të të enjtes në Bazel, në një lokal me emrin “Cafe 56” janë dëgjuar të shtëna me armë. Si rezultat, janë vrarë dy persona ndërsa një tjetër ka mbetur me plagë të rënda, bën të ditur Prokuroria Publike e Kantonit të Bazelit për mediat zvicerane. Dorasit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe përkundër një aksioni të gjerë policor ata ende nuk janë kapur.

Rrjedha e ngjarjes, sipas njohurive të deritashme të prokurorisë dhe policisë ka qenë kjo: dy persona, meshkuj kanë hyrë në lokalin e përmendur dhe kanë shtënë disa herë me armë.

Pas aktit të kryer ata janë larguar në drejtim të stacionit Badischer Bahnhof. Në lokal ka pasur edhe njerëz të tjerë, të cilët kanë shpëtuar të palënduar.

Ende nuk është arritur të identifikohen dy të vrarët dhe i plagosuri rëndë. Media shqiptare ndërkohë shkruajnë, duke iu referuar burimeve jozyrtare se bëhet fjalë për shqiptarë, si te viktimat ashtu edhe te dorasit. Ato madje raportojnë për 4 viktima, të gjithë shqiptarë!

Nga ana tjetër, burimet zvicerane, si zyrtarët ashtu dhe mediat nuk japin ndonjë element që të mund të kuptohet përkatësia etnike e palëve të përfshira në konflikt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën në rajonin e Ferizajt

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 13.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img