Komuna e Ferizajt pritet që këtyre ditëve të aplikoj në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal me dy projekte me rëndësi, atë të digjitalizimit të shërbimeve komunale dhe të digjitalizimit të profilit të komunës.
Kështu ka bërë të ditur sot gjatë një bisede për Televizionin Liria, koordinatori i Zhvillimit Ekonomik, Mustafa Grainca. Ai ndër të tjerash ka shtuar se nëse kalojnë këto projekte komuna e Ferizajt do të jetë e para në nivel vendi që do të bëhet me profil dhe shërbime të digjitalizuara. Grainca ka thënë se Ferizaj do të bëhet edhe model edhe për komunat tjera të Kosovës.
“Për këto projekte tashmë kemi kontakte të drejtpërdrejta me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe ne pritet që së shpejti, javën e ardhshme, do të bëjmë edhe aplikimin zyrtarë, e pritet që Komuna e Ferizajt të realizoj këtë grand të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për të implementuar këto dy projekte tejet të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së shërbimeve në raport me qytetarët e Komunës sonë, rritjen e transparencës dhe mbi të gjitha projekti i digjitalizimit të komunës do të ndihmoj edhe të gjithë të interesuarit që të bëjnë biznes me komunën tonë, duke parë së çfarë në fakt përmban komuna e Ferizajt në të gjitha aspektet, qoftë në resurset minerare, qoftë në resurset humane. Për këto tani nuk kemi një statistikë të hollësishme se sa në fakt ka resurse humane në të gjitha profilet, siq janë inxhinier, ekonomist arkitekt e kështu me radhë. Në kuadër të këtij projekti do të krijohet një letërnjoftim i detajuar i komunës sonë , gjë që do ti shërbej së pari kryetarit të komunës, ekzekutivit, qytetarëve, njerëzve që kanë ide për të bërë biznes, investitorëve të huaj e kështu me radhë. Ko janë dy projekte që së shpejti do të merret vendimi për të aplikuar e të cilin do t’ia rekomandojmë edhe kryetarit të komunës si mendim të këtij këshilli për të aplikuar dhe besoj javën e ardhshme ne do të jemi të gatshëm të aplikojmë” ka thënë Mustafa Grainca.
Për më tepër mësohet se projekti i digjitalizimit të profilit të komunës tashmë i është prezantuar Ministrisë i cili është vlerësuar si i domosdoshëm dhe do të shërbej si pikënisje për të dhënë informacione për të gjitha resurset që I posedon komuna.
“Projektin e digjitalizimit të komunës unë e kam prezantua si zëvendësministër edhe si koordinatorë dhe si këshilltarë i kryetarit të komunës në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në takimin që kam pasur në nivelin e lartë menaxherial të kësaj Ministrie. është ardhur në përfundim që projekti ynë që do të aplikojmë do të jetë një nxitje për të kërkuar në Ministrinë e Financave si Ministri rritjen e fondeve për përkrahje të komunave , ekskluzivisht për realizimin e projekteve të tilla ashtu siç komuna e Ferizajt po aplikon. është fjala për digjitalizimin e profilit të komunës dhe krijimit të këtij letërnjoftimi dhe mendoj që çdo komunë e Republikës sonë ka nevojë për një projekt të tillë. Për këtë jam i bindur se Ministria pas rishikimit të buxhetit do të rrit fondet e saj dhe do të rekomandoj kryetarët e komunave të merr masa në implementimin e projekteve ashtu si komuna e Ferizajt ka aplikuar për një projekt të tillë që e konsiderojmë të rëndësishëm për zhvillimin e komunave” ka thënë Grainca.
Hartimi I këtyre projekteve do ta ketë si bazë PZHK-në dhe Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik ndërsa në këtë projekt do të punojnë të gjitha institucionet e pushtetit.
|Do të na ndihmojnë shumë edhe të dhënat që i ka edhe PZHK-ja dhe dokumentet tjera strategjike që i ka pasur, siç është Strategjia e Zhvillimit Ekonomik e komunë së Ferizajt, e cila në fakt është e skaduar por ka të dhëna që e tejkalojnë edhe afatin e skadimit. Do të ketë një kooperim në mes shumë institucioneve për të marrë këto të dhëna që ti implementojmë në këtë projekt. Në aplikacion janë të përcaktuara edhe afatet dhe gjithë akterët që do të marrin pjesë në implementimin e këtij projekti. Me rëndësi hapi I parë është që ky projekt të fitohet si grand e pastaj të inkorporohen të gjithë ata që kanë një rëndësi për këtë projekt” ka thënë Grainca.
Ndryshe në këtë institucion thonë së gjasat për të kaluar ky projekt janë të mëdha dhe menjëherë pas kësaj do të filloj dinamika e jetësimit të këtij projekti brenda afateve të parapara, transmeton Televizioni Liria.
Must Read