18,01,2026

Dy luftanije ruse të mbushura me tanke, autoblinda e armë tjera nisen drejt Sirisë (Foto)

Must Read

Dy luftanije ruse të mbushura me autoblinda dhe armë tjera janë parë duke lundruar drejt Sirisë, pasi të premten mbrëma SHBA-të së bashku me Britaninë e Madhe dhe Francën, kryen sulmet ajrore duke shkatërruar tri fabrika ku prodhoheshin armë kimike.

Luftanija e tipit “aligator” është fotografuar duke kaluar nëpër Bosfor gjatë të dielës, derisa bota është duke pritur përgjigjen e Vladimir Putinit pas sulmeve ajrore të kryera mbi Sirinë, transmeton Telegrafi.

Këto anije ishin nisur drejt bazës ushtarake ruse Tartus në pjesën veriore të bregut sirian. Brenda këtyre anije luftarake kishte radarë, tanke, autoblinda dhe autoambulanca.

Anija e dytë luftarake ruse RoRo Alexandr Tkachenko, gjithashtu është fotografuar duke lëvizur me shpejtësi të madhe nën urën Bosfor.

Gjatë të premtes mbrëma SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca, kanë realizuar sulmin ajror kundër regjimit të Bashar al-Assad, i cili javë më parë kishte vrarë 75 civilë duke i sulmuar me armë kimike. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img