03,07,2025

Dy lëndë të reja për shkollën shqipe…!(propozim)

Must Read

Besim ZYMBERI

-Në shkollat shqipe anekënd shtrirjes gjeografike shqiptare, duhet të futen në sistem edukimi dy lëndë të reja:
1. Filozofia e Urtësisë Iliro-shqiptare
2. Filozofia Kombëtare, Politike, Ushtarake e Qytetare e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Futja e këtyre dy lëndëve në sistemin e edukimit, do të kishte një rëndësi themeltare për përurimin adekuat të vlerave tona si popull dhe reflektimin e këtyre vlerave në progresin e idesë së qytetarisë në Evropë e më gjerë.

Brenda lëndës së parë të re të propozuar, do të kishte një kapitull të veçantë, në të cilin do të mësoheshin: Kultet e besimit iliro-shqiptar në shekuj dhe marrëdhënia e kulturës iliro-shqiptare me fetë monoteiste, gjatë historisë.

Kujtoj se dy lëndët e propozuara, do ta rimbushnin zbrazëtinë ideologjike të shpirtit të sotëm shqiptar dhe njëkohësisht, botës së qytetëruar, do t’i kujtonin kontributin e kulturës iliro-shqiptare në ngritjen, edukimin dhe emancipimin e vlerave të përbotshme të lirisë, paqes, humanizmit, demokracisë e qytetarisë.

Kujtoj se dy lëndët e propozuara, do të ishin edhe një përgjigje në kërkesat e imponuara për ripërurim apo imponim të ri modelesh ideologjike, të cilat kanë qenë pjesë e rrugëtimit tonë historik, porse nuk kanë arritur që të përbirohen me efekte tjetërsuese mentale në shpirtin tonë, së paku jo plotësisht…!?

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img