Sipas policisë, një vajzë dhe një djalë dyshohet të kenë humbur jetën kohë më parë, pasi kufomat e tyre janë gjetur të skeletizuara të veshura me rroba sportive.
Trupat e pajetë të tyre janë gjetur këtë të diele në vendin e quajtur “Roga e Kermes”, të fshatit Mejdan, në Tropojë rreth 100 m larg rrugës nacionale.
Po sipas informacionit zyrtar të Policisë, vajza dhe fjali kanë qenë në një vend të pyllëzuar, të cilin e kishin përgatitur për pushim.
“Nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se skeletet dhe rrobat janë të pa dëmtuara me armë zjarri apo mjete të tjera. Deri tani nuk është bërë e mundur identifikimi i tyre. Provat materiale të sekuestruara në vendngjarje, janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme, prova te cilat do të ndihmojnë në identifikimin e kufomave dhe shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.
The post Dy kufomat në Tropojë të skeletizuara, ishin për pushim në pyll appeared first on Lajminet.