Dy familje bëhen me shtëpi të reja nga fondet e komunës dhe ato humanitare të grumbulluara nga bizneset.
Familja e Blerim Tërshanit e cila deri më tani ka jetuar në kushte të vështira në një dhomë te vogël e të errët në Ferizaj, këto ditë i është gëzuar shtëpisë së re.
Shtëpia për të dhe për Nebih Ibrahimin i cili po ashtu ka jetuar në kushte të rënda në fshatin Dardani është ndërtuar me fondet e komunës dhe ato humanitare të cilat u grumbulluan vitin e kaluar në një mbrëmje humanitare.
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili ua dorëzoi çelësat këtyre familjeve tha se dihet i kënaqur që po zbutet dalëngadalë halli i strehimit me të cilin përballen shumë familje.
Ai premtoi angazhim të mëtutjeshëm të organeve komunale në zgjidhjen e këtyre problemeve.
“Natyrisht që është një ndjenë e kënaqësisë që ne po punojmë për zgjidhjen sistematike të problemit të banimit për të gjitha ata që nuk kanë një streh mbi kokë me këtë ne po i gëzojmë këto familje, por në të njëjtën kohë po e realizojmë misionin tonë qeverisës për të qenë vazhdimisht në shërbim të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve dhe në përgjigje të kërkesave të tyre si në dhënien e banesave, por edhe nw ndërtimin e shtëpive familjare”, wshtw shprehur kryetari Svarqa.
Edhe kryfamiljarët e familjeve përfituese u shprehën falënderuese ndaj angazhimit që është bërë për t’ua ndërtuar shtëpitë atyre.
Thanë se e kishin të vështirë të jetonin dimër e verë në hapësira shumë të ngushta.
Komuna e Ferizajt nga paratë e grumbulluara zotohet se do të përfundojë 30 shtëpi për familjet që jeton një gjendje të rëndë ekomomike dhe për strehim.
Ndërkaq së fundi është paraqitur edhe një donator nga Zvicrra i cili do të përzgjedh disa nga familjet e listës prioritare për t’i bërë më shtëpi.