18,11,2024

Dy autostradat kosovare së shpejti me pagesë

Must Read

Infrastruktura rrugore në Republikën e Kosovës është njëra ndër çështjet më të rëndësishme të vendit. Për këtë fushë tanimë është duke u punuar vazhdimisht nga dikasteret përkatëse të Qeverisë së Kosovës.
Një çështje e përfolur tash e disa kohë se edhe autostradat në Kosovë do të bëhen me pagesë, ka ngritur vëmendje tek shumë qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve.

Lidhur me këtë çështje, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se autostradat “Ibrahim Rugova” respektivisht “Arbën Xhaferi” do të bëhen me pagesë.

Sipas tij, është një projekt i mirë menduar dhe jo i kushtueshëm për qytetarët dhe bizneset e vendin tonë.

“Nuk do të ketë çmim që do të rëndojë ekonominë e qytetarëve dhe bizneseve. Do të jetë tarifë e përballueshme për të gjithë”, ka thënë Lekaj për Indeksonline.

Më tutje, i pari i MI-së ka shtuar se ende nuk dihet saktë se kur këto dy autostrada do të bëhen me pagesë.

Megjithatë, sipas deklarimeve të personave kompetent, pritet që çmimi për dy autostradat në fjalë mos të kalojë më shumë se 5 euro (vajtje-ardhje).

Ndërkohë, sipas njoftimit më herët vlen të theksojmë se autostrada “Arbën Xhaferi” përkatësisht rruga për në Shkup pritet që të përfundojë në këtë vit.

Ndryshe, taksa e Republikës së Shqipërisë e vendosur për qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët e shfrytëzojnë “Rrugën e Kombit” është një ndër kundërshtimet më të mëdha në Kosovë.

Madje, nga shumë njohës të fushës ekonomike një taksë e tillë është cilësuar si e papërballueshme.

Rikujtojmë, se kosovarët që shfrytëzojnë autostradën në ‘Rrugën e Kombit’ duhet të paguajnë taksën prej 10 euro (vajtje-ardhje).

Lexo më shumë në: https://m.gazetaexpress.com/lajme/dy-autostradat-kosovare-se-shpejti-me-pagese-585181/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img