10,09,2025

Dushan Janjiq, politikani i parë nga Serbi që konfirmon ardhjen në inaugurimin e Hashim Thaçit president

Must Read

dushan-janjiqexpress

Kryetari i partisë “Serbia Aktive”, Dushan Janjiq do të merr pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar kjo parti, transmeton Indeksonline.

Janjiq ka qenë pjesë e disa partive politike në Serbi, si dhe është shquar për analist pragmatik viteve të fundit.

Thaçi nesër pritet të betohet në Kuvendin e Kosovës si president i ri, derisa më 8 prill, të premten, do të inaugurohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Deri me tash nuk është bërë e ditur se a do të jetë i pranishëm edhe ndonjë politik tjetër nga Serbia në inaugurimin e presidentit të Kosovës.

Në Prishtinë nuk do të jetë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cili ditë më parë ka thënë se nuk mund të merr pjesë në inaugurimin e presidentit “të shtetit që nuk ekziston”.

Deri me tash janë mbi 50 burrështetas dhe zyrtarë tjerë të lartë nga e gjithë bota që e kanë konfirmuar ardhjen në Prishtinë me 8 prill. /Indeksonline

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img