01,07,2025

Durrësi s’ka para për të paguar rojet e plazhit për sivjet

Must Read
Plazhi i Durresit

Sipas kryetarit Vangjush Dako, shkak është jo vetëm mungesa e fondeve, por edhe fakti se ky shërbim duhet të ofrohet nga subjekte të liçencuara.

“Këtë vit nuk kemi fonde sepse edhe ai është një problem. Por nuk kemi asnjë subjekt të liçencuar që të ketë bërë kërkesë pranë bashkisë për të kryer këtë aktivitet. Ne me punonjësit tanë të Komunales dhe Plazhit nuk e kryejmë dot këtë shërbim, duhet një subjekt për të realizuar gjithë sigurinë”, ka deklaruar Dako.

Përveç mungesës së tyre, në të gjithë plazhin e Durrësit, që shtrihet nga Ura e Dajlanit deri tek Shkëmbi i Kavajës, brezi ranor është zaptuar nga subjekte private që e shfrytëzojnë atë në mënyrë të paligjshme, pa shlyer asnjë detyrim ndaj baskisë, përcjell Tch.

“Ne me Inspektoriatin Urbanistik, Policinë Bashkiake dhe struktura të tjera do të ndërmarrim një aksion për lirimin e hapësirave të zëna padrejtësisht nga subjekte të ndryshme”, ka thënë Dako.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img