27,07,2024

Durmishi: Të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria janë të kalueshme

Must Read

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.

Sipas tij, me 19 kontrata aktive të mirëmbajtjes që janë në gjithë territorin e Kosovës, që nga orët e hershme të mëngjesit janë në teren.

“Aktualisht të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ministria janë të kalueshme. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes duke ju përshtatur kushteve të rrugëve, dhe të mos dalin në rrugë pa pajisjet e obligueshme për sezonin e dimrit”, ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img