Drogë pranë shkollës në Ferizaj, arrestohet dy të rinj 

Share

Një rast serioz i shpërndarjes së narkotikëve pranë një objekti shkollor është zbuluar në Ferizaj, në kuadër të planit operativ “Stop drogave në shkolla”.

Ngjarja ka ndodhur më 25 mars rreth orës 11:30 në rrugën “Gjon Seraçi”, ku Policia ka pranuar informacione se disa të rinj po konsumonin dhe shpërndanin marihuanë pranë ish-shkollës “Gjon Sereqi”.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar dy të dyshuar: Pëllumb Rama rreth 21 vjeç dhe Dion Uka rreth 20 vjeç.

Gjatë kontrollit, tek Pëllumb Rama janë gjetur 5 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat i kishte në një çantë beli.

Pas arrestimit, hetimet kanë çuar deri tek shtëpia e tij në fshatin Pleshinë e Ulët, ku gjatë bastisjes në një depo janë gjetur dhjetëra paketime të tjera me narkotikë.

Në total, Policia ka sekuestruar:

• rreth 25.9 gram marihuanë të ndarë në disa paketime

• 57 qese plastike për paketim

• një telefon mobil (iPhone 11 Pro Max)

• para të gatshme

• një skuter

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari Pëllumb Rama është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar nga njësia kundër narkotikëve në Ferizaj.

 

Të ngjashme: