10,09,2025

Drogë e municione, në pranga ish-polici dhe i biri

Must Read

Burime zyrtare nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga u vunë shtetasit Altin Çela, 43 vjeç, ish-punonjës policie dhe djali i tij Xhon Çela, 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë konstatuar me dy doza me lëndë të dyshuar kanabis sativa, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 qese farmacie me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa me peshë 45 gramë, 7 granata dore defensive, 6 ndezës detonatorë me mashë, si dhe 12 krehra pa fishekë, nga të cilët 4 janë 30-sh dhe 8 10-sh.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 178 dhe 283/2 të Kodit Penal.

The post Drogë e municione, në pranga ish-polici dhe i biri appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img