23,11,2024

Droga nga Shqipëria, trafikantët ndryshojnë strategji

Must Read

Media italiane, “La Repubblica” pretendon se hetimet dhe shifrat flasin për një kanal të ri furnizimi të organizatave kriminale.

Në Portin e Barit sekuestrimet janë reduktuar dhe kjo jo vetëm falë teknologjive gjithnjë e më të sakta të aplikuara nga Guradia di Finanza.

Me alarmin ndërkombëtar të terrorizmit dhe kontrolleve gjithnjë e më strikte në pikat e doganave, grupet kriminale kanë vendosur të ndryshojnë strategji. Tani transporti përtej Adriatikut bëhet nga avionë të vegjël, në gjendje për të përshkuar distanca të gjata.

“La Repubblica” përmend rastin e shënuar gjatë verës së kaluar kur karabinierët evidentuan në Ostuni një avion me 3.5 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria. Pulia, sipas medias italiane, përveçse një pikë kryqëzimi i itinerareve të trafikimeve ndërkombëtare të drogës dhe armëve, ishte kthyer tashmë në një bazë mbërritjeje dhe nisjeje e avionëve të vegjël civil.

Destinacioni i preferuar për avionët dyvendësh, që janë në gjendje të transportojnë 2 persona dhe 30 kg mall, është mes Barit dhe Brindisit ku ekzistojnë pjesë asfalti të fshehura mes barit, e që nevojiten për ulje. Atje rifurnziohen, dhe sipas medias italiane nisen drejt veriut të Italisë dhe Shqipërisë.

Guardia di Finanza po zhvillon hetime, dhe në Bari ushtarët e komandës provinciale kanë sekuestruar një sërë armësh të fabrikuara në ish-Bashkimin Sovjetik.

Të gjitha armët, sipas “La Repubblica”-s, që citon burime policore, vijnë nga lindja, kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova, ku ekzistojnë këto lloj armësh pas përfundimit të konflikteve të fundit. /tch

The post Droga nga Shqipëria, trafikantët ndryshojnë strategji appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img