02,02,2026

Droga në brigjet italiane, arrestohen në Vlorë 2 skafistët shqiptarë (Video)

Must Read

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilët thonë se të arrestuarit janë 28 vjeç dhe 42 vjeç, por nuk bëhen të ditur emrat e tyre. Ndërkohë, Policia e Vlorës nuk ka njoftuar ende për arrestimin e dy skafistëve.

Dy shqiptarët u pikasën dje me një skaf 5 metra të gjatë, 20 miljë larg brigjeve të Italisë. Sapo skafistët shqiptarë kanë pikasur se po ndiqeshin kanë hedhur drogën në det dhe janë drejtuar për në ujërat shqiptare.

Agjentët italianë kanë bërë të mundur rikuperimin e drogës, ndërsa kanë llogaritur se trafikantëve do t’i kishte mjaftuar edhe vetëm një orë për të mbërritur në brigjet italiane dhe të shkarkonin sasinë e marihuanës. Pasi kanë njoftuar autoritetet shqiptare, këto të fundit kanë bërë arrestimet.

Klikoni këtu për të parë videon

foto_marijuana

The post Droga në brigjet italiane, arrestohen në Vlorë 2 skafistët shqiptarë (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img