21,02,2024

‘Dridhet’ Barcelona, ka 5 vite që kjo nuk i ndodhë Messit (Video)

Must Read

messi10

Leo Messi nuk po kalon në formë aspak të mirë.

Fundjavën që shkoi, Barcelona u mund nga Real Madrid 2-1 në El Clasico, dhe të shtunën ekipi i Luis Enrique pësoi disfatën e dytë radhazi, duke u mundur si mysafir i Real Sociedad. 
Kjo ka bërë që lufta për titull në Spanjë të jetë përsëri e hapur, dhe duket se është gjetur edhe problemi më i madh i Barcelonës.

Lionel Messi aktualisht po kalon në formën më të dobët të tij me Barcelonën që prej majit të vitit 2011, kur argjentinasi kishte zhvilluar katër ndeshje pa ndonjë gol apo asist, transmeton Gazeta Blic.

Tani janë bërë gjashtë orë (362 minuta) që prej kur Messi shënoi apo asistoi për herë të fundit, në një ndeshje të Barcelonës.

Po ashtu vlen të ceket se Messi pati shtatë gjuajtje ndaj Sociedad, shifër rekord kjo për 28-vjeçarin në një ndeshje të La Ligas.

Messi aktualisht është golashënuesi i tretë më i mirë në Spanjë me 22 gola, ndërsa Ronaldo kryeson me 29 gola të shënuar.

Për sa i përket asistimeve, Messi është i treti së bashku me Gareth Bale dhe Koke, me 10 asistime. Ronaldo dhe Neymar kanë nga 11, ndërsa Luis Suarez është mbreti i asistimeve me 13 të tilla. /Gazeta Blic/

https://www.youtube.com/watch?v=i_vg0ePQ2X0

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet e vdekur një grua në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një grua është gjetur pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi” në drejtimin Ferizaj-Prishtinë, në dalje të fshatit Babush, Rastin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img