Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Ferizajt, pas këtij konfirmimi të cilësisë së fidanëve, tashmë me fakte e konsideron shkrimin e gazetës “Koha Ditore” të datës 16.12.2016 me titull: “Pesëdhjetë fermerë ferizajas marrin fidanë mjedre me kancer” si shpifës e tendencioz dhe reagimin e Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj si zhurmë të motivuar politikisht, pa asnjë mbështetje.
Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Ferizajt mori sot procesverbalin e inspektorit nga Inspektorati Fitosanitar i Kosovës, i cili konfirmoi edhe një herë se 84 mijë fidanët e shpërndarë 50 fermerëve ferizajas, ishin të shëndoshë dhe të përshtatshëm për mbjellje.
Procesverbali i Inspektoratit Fitosanitar të Kosovës, ndër të tjera thekson: “Duke u bazuar në raportin e superanalizës nga laboratori i autorizuar dhe kontraktuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, Inspektorati Fitosanitar, në bazë të këtij raporti, konstaton se fidanët e mjedrës janë të lira nga kërpudhat dhe bakteriet fitopatogjene dhe të njëjtat janë të lira për mbjellje dhe tregtim”.
Superanalizën e fidanëve të mjedrës e ka bërë Laboratori Shtetëror Fitosanitar i Maqedonisë në Shkup, më 19 dhjetor 2016. Në këtë mënyrë përfundimisht konstatohet se fidanët nuk janë të infektuara me bakterin agrobacterium, si dhe vërtetohet analiza e Institutit fitopatologjik “Sara&Meti” Sh.P.K e datës 29 nëntor 2016 se fidanët ishin të painfektuar.
Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Ferizajt, pas këtij konfirmimi të cilësisë së fidanëve, tashmë me fakte e konsideron shkrimin e gazetës “Koha Ditore” të datës 16.12.2016 me titull: “Pesëdhjetë fermerë ferizajas marrin fidanë mjedre me kancer” si shpifës e tendencioz dhe reagimin e Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj si zhurmë të motivuar politikisht, pa asnjë mbështetje.
Ferizaj, 21 dhjetor 2016