21,05,2024

Drejtoria e Bujqësisë investon në riparimin e serrës së Shkollës së Bujqësisë, me qëllim avancimin e praktikës profesionale të nxënësve të kësaj shkolle

Must Read

Praktika profesionale është një nga segmentet kyçe të mësimnxënies në shkollat profesionale të Ferizajt.

Për ta bërë të mundshme këtë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, investoi në riparimin e serrës prej 300m2 në shkollën e mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë në Ferizaj, e cila përdoret për aplikimin e dijeve praktike të nxënësve të kësaj shkolle.

Për të parë këtë investim, doli drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami i cili tha se në kuadër të planeve investive të drejtorisë që udhëheq, është edhe ky investim, me qëllim avancimin e praktikës profesionale, në këtë shkollë të mesme profesionale.

Serra e dëmtuar nga moti i lig e që u riparua nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img