19,12,2024

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj me aksione të përbashkëta me nivelin qendrorë për mbrojtjen e pyjeve

Must Read

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë , Burim Bajrami në kuadër të intesifikimit të masava për mbrojtjen e pyjeve  nga  prerësit ilegal  ka takuar edhe  drejtorin e Inspektoratit Qenrorë të  Pylltarisë dhe Gjuetisë  Besim Zogun.

Në këtë takim  është biseduar   se mbrotja e pyjeve  nga prerësit  ilegal është një nga prioritetet  kryesore të qeverisjes loklae në Ferizaj.

Drejtori Bajrami ka njoftuar inspektorin Zogu për të gjitha  masat që  janë ndërmarrë   nga qeveria lokale .

“Dëshmi për këtë janë aksionet e shpeshta dhe monitorimi, kontrolli i vazhdueshëm që po i bëhet terrenit malor në territorin e Ferizajt” ka thënë Bajrami.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami u shpreh i gatshëm t’i marr përsipër të gjitha obligimet nga niveli qendror në këtë drejtim, që terrenet malore të ruhen nga keqbërësit, kurse drejtori i Inspektoratit Qendror ofroi gjithë bashkëpunimin e nevojshëm që në pikëpamje lokale të realizohen aksione në dobi të kujdesit ndaj pyjeve.

Ndërsa  drejtori i Inspektoratit Qendror, Besim Zogu,  shprehu përgëzimet dhe vlerësimin për veprimet e ndërmarra në këtë drejtim nga Komuna e Ferizajt 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img