27,07,2024

Drejtori i KEDS-it George Karagutoff merret në pyetje nga Policia

Must Read
Drejtori i KEDS-it George Karagutoff

Arsyeja e marrjes në pyetje të Karagutoff-it është për shkak të largimit nga puna të punëtorëve e që Inspektorati i Punës ka marr vendim të dy shkallë që KEDS-i t’i kthej në punë.

Një zyrtar i Policisë së Kosovës e ka konfirmuar për lajmi.net se Karagutoff është intervistuar nga Policia e Kosovës.

“Është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprat penale të parashikuara në nenin 221 Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe për veprën penale nga neni 222 Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë. Këto vepra penale të parashikuar në Kodin penale të Republikës së Kosovës  në bazë të kallëzimit penal të ushtruar nga Avokati i Sindikatës së Punëtorëve të KEDS-it”, ka thënë një hetues i Policisë së Kosovës për lajmi.net.

KEDS-i ka larguar përnjëherë afër 100 punëtorë nga puna, ndërsa Inspektorati i Punës ka marr vendim që të larguarit të kthehen në punë.

KEDS-i ende nuk e ka zbatuar vendimin e Inspektoratit, ndërsa lënda është dërguar nga avokati i punëtorëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë për përmbarim./Lajmi.net/

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img