04,05,2024

Drejtori Burim Bajrami: Këtë vit dhe viteve në vijim Drejtoria e Bujqësisë ka fokus sektorin e shpenztarisë

Must Read

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, si rëndom, gjatë vikendeve po vazhdon vizitat në agrobiznese.

Këtë fundjavë, vizitoi fermën “Product Farm ShPK” e cila ushtron veprimtarinë e prodhimit të vezëve, rritjes së zogjve dhe prodhimit të ushqimit të koncentruar, veprimtari kjo që nga viti 2009.

Kjo fermë në kuadër të hapësirave të saj, ka 4 objekte në Sojevë për rritjen e zogjve me kapacitet 50,000 zogj në Sojevë- Ferizaj, 5 objekte me kafaz për mbarshtimin e pulave për prodhimin e vezëve për 46,000 pula vojse në 3 lokacione: Fshat i Vjetër – Ferizaj, Sojevë- Ferizaj si dhe Carralevë- Shtime, hapësira për prodhimin e ushqimit të koncentruar, pula voje për prodhim të vezëve për momentin ka vetëm 24.000 krerë në Fshat të Vjetër – Ferizaj e poashtu në pronësi ka edhe therrtoren e licencuar nga AUV me kapacitet të therrjes së zogjve të mishit deri në 3000 copë në orë. Vlen të theksohet se për momentin në shitje kanë vezët 30 copë si dhe brendin Fresh10.

Drejtori Bajrami tha se drejtoria që udhëheq ka plane investive në sektorin e shpendarisë që do të implementohen këtë vit dhe viteve në vijim, si masë mbështetëse për këtë sektor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img