26,12,2024

DOSJA (2): Ja sa viza Shengen arriti për pak muaj t’i siguronte Ukë Rugova (Dokument)

Must Read

(Vazhdon nga dje…)

Uka i kishte lidhjet e forta edhe me ish-ambasadorin italian në Kosovë, Michael Giffoni dhe ish shefin e shërbimeve konsullore në ambasadën italiane në Prishtinë, Fawza Habib. Ndërsa në rezidencën e Ukë Rugovës janë gjetur shumë dokumente që tregojnë se kishte aplikuar për viza. E ky grup, që në krye e kishte Ukën, funksiononte që nga viti 2009.

Në dosjen që e ka siguruar lajmi.net për grupin kriminal, siç përshkruhet në aktakuzën e ndryshuar, që udhëhiqej nga djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova, Uka, janë gjetur një sërë dokumentesh që ishin përgatitur për të kërkuar viza italiane.

Në muajin maj të vitit 2011 gjatë kontrollit në rezidencën e Ukë Rugovës, në lagjen Velania të Prishtinës, ishin gjetur dokumente që dëshmonin se që nga viti 2009 ishin ndërmarr veprime përgatitore për të marrë viza italiane.

Gjatë bastisjes në rezidencën e Ukë Rugovës, ishin gjetur 38 aplikacione për viza Shengen italiane.

“Para muajit maj 2011: Dokumentet që janë gjetur gjatë kontrollit të rezidencës së Ukë Rugovës dhe nga ekzaminimi i kompjuterëve të tij të konfiskuar gjatë bastisjes, duke treguar se ai ishte së paku duke ndërmarrë veprime përgatitore për të marrë viza italiane shenjen për individë nga viti 2009. Maj 2012 deri në korrik 2012: Në bastisjet e vendbanimit të Ukë Rugovës 38 aplikacione për viza shenjen italiane janë gjetur që mbulojnë periudhën maj 2011 deri në korrik 2012. Për më tepër dokumentet të tjera të shumta janë gjetur të lidhura me përgatitjen e aplikacioneve për viza Shengen, në veçanti ishin letër kërkesa për viza të adresuara Ambasadës Italiane në Prishtinë nga Ukë Rugova”, thuhet në aktakuzën e ndryshuar nga Prokuroria Speciale, raporton lajmi.net.

Ukë Rugova me kërkesat që i kishte bërë për viza në Ambasadën italiane për një periudhë të shkurtër kohore kishte arritur t’i merrte hiq më pak se 568 viza, të gjithë këto duke prezantuar dokumente të rrejshme, thotë prokuroria në aktakuzë.

“Gushtë 2012 deri në shtator 2013: Të pranuara nga autoritetet italiane kanë qenë të dhënat e 614 aplikacioneve për viza italiane Shengen të bëra në ambasadën italiane në Prishtinë, së bashku me 609 dosje për viza në lidhje me këto aplikime. Nga dokumentet dhe informatat e marra mund të konkludohet se të paktën 556 viza italiane Shengen janë dhënë si rezultat i këtyre kërkesave. Të gjitha aplikimet për viza kanë pasur të përbashkët lidhjen e tyre me Ukë Rugovën. Aplikacionet janë më të shpeshta në mes muajit maj 2013 dhe shtator 2013 me 568 aplikacioneve që janë bërë në këtë periudhë dhe 510 viza janë dhënë në këtë periudhë. Përveç provave të tjera në këtë rast konsiderohet se janë bërë qindra aplikacione të tjera, ose janë bërë përpjekje për t’i bërë ato”, thuhet në aktakuzë. Bashkëpunëtori i ngushtë i Ukë Rugovës, Visar Beqiri ishte kujdesur për fluturimet, kontratat e punës dhe rezervimet e hoteleve për njerëzit që ua siguronin vizat. Beqirit në banesën e tij iu kanë gjetur kontrata pune, rezervime të fluturimit dhe rezervime hoteli për 385 individë që i kishte bërë nga tetori deri në nëntor të vitit 2013.

“Tetor 2013 deri nëntor 2013: Gjatë ekzaminimin të kompjuterit të konfiskuar nga banesa e Visar Beqirit u gjet që përmban kontrata pune, rezervime të fluturimit dhe rezervime hoteli për 385 individë. 162 nga këta njerëz nuk janë shfaqur në provat e më vonshme të aplikacioneve të tentuar për viza në dhjetor 2013 dhe janar 2014. Nga kjo dhe datat e dokumenteve të kompjuterit konsiderohet që aplikacionet për viza italiane shenjen janë bërë ose tentuar për tu bërë për këta individë në tetor dhe nëntor të vitit 2013”.

Uka nga dhjetori deri në janar të vitit 2014 kishte kërkuar viza për rreth 300 persona, e këtë e kishte bërë përmes një letre që ia kishte dërguar Fawza Habib, shef i shërbimeve konsullore në ambasadën italiane në Prishtinë.

“Dhjetor 2013 deri janar 2014: Gjatë kësaj periudhe kohore përgjimi i një llogarie të postës elektronike i përdorur nga Visar Beqiri ka rezultuar në atë që Prokuroria ka marrë e një listë e cila përfshinte të dhënat personale të 298 individëve. E gjetur në rezidencën e Ukë Rugovës ishte një letër e datës jo shumë kohë pas datave të këtyre listave. Letra iu dërgua Fawza Habib, shef i shërbimeve konsullore në ambasadën italiane në Prishtinë. Në këtë letër Uka kërkon viza për rreth 300 individë. 223 individë shfaqen në kontratat e punësimit, rezervime e fluturime”.

35 persona ishin identifikuar, ku 24 prej tyre janë intervistuar si dëshmitar nga prokuroria. Shumica e këtyre dëshmitarëve kanë dhënë dëshmi se nuk kanë rregulluar polisën e sigurimeve të tyre nuk kanë punuar për familjen Rugova dhe nuk e kanë njohur Ukë Rugovën.

Nëntë dëshmitarë kishin thënë se Astrit Haraqija ishte duke ua rregulluar vizat Shengen dhe nuk kishin rënë dakord me shumën që e kërkonte ish-ministri i kulturës.

“Shumica e dëshmitarëve gjithashtu kanë dëshmuar se ata nuk i kanë plotësuar një formular aplikimi. Një numër i dëshmitarëve kanë dhënë dëshmi që kanë rënë dakord të paguajnë para për personin i cili është dashur të rregullojë vizën e tyre. Nëntë dëshmitarë kanë dhënë prova se Astrit Haraqija ishte duke rregulluar viza Shengen për ta edhe pse ata të gjithë kanë deklaruar se ata nuk kanë rënë dakord për t’i paguar atij para për ta bërë këtë”. /Lajmi.net/

1

1

1

Vazhdon nesër…

Ja çfarë armatimi u gjet në rezidencën e Ukë Rugovës dhe të akuzarve tjerë? Sa copë fishekë i kishte fshehur djali i presidentit Rugova? Etj…

 

Ekskluzive: DOSJA “Ukë Rugova” – Vizat italiane mund ta mbajnë 10 vjet në burg djalin e presidentit

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img