23,11,2024

Donald Lu: Shqiptarët popull shumë i çuditshëm

Must Read

Të dashur qytetarë shqiptarë!

Ju drejtohem juve, për t’ju falenderuar për pjesëmarrjen masive në lotarinë amerikane. Kjo tregoi vlerësimin e lartë që keni ju për vendin tim, pavarësisht se kjo do të thotë që nuk keni aspak konsideratë për vendin tuaj. Kishte kohë që Evropa nuk kishte parë dëshirë të tillë të qytetarëve të një vendi që të iknin nga vendlindja. Ky ishte një sinjal që mori edhe BE, se pavarësisht se ju do të bëheni një ditë pjesë e saj, zemrën e keni në SHBA.

Unë kam pak kohë që rri në vendin tuaj. Në fillim më bëri përshtypje që çdo gjë që thonin ambasadorët, ju e merrnit për flori safi. Nuk kisha parë njerëz më të verbër në besimin ndaj të huajve. Por pastaj, kur pashë se ata që ju drejtojnë apo merren me politikë tek ju, janë më të pashpirt se çdo i huaj dashakeq, ndaj jush, e kuptova pse na shikoni në dritë të syrit. Kisha lexuar për ju që jeni popull i besës. Mbase kjo ka ndodhur në historinë e largët. Apo e kanë shqiptarë që unë ende nuk i kam njohur. Pasi politikanët tuaj nuk ka si bëhen më të pabesë. Ambasadori Arvizu më kishte treguar se jeni popull trim.

E kishte parë këtë, kur u hodhët në erë në Gërdec dhe ju vranë në 21 Janar, e ju nuk nxorët gjysëm fjale. Po t’ia kishin bërë një populli tjetër, do të kishte reaguar. Por ju me trimëri, nuk e keni hapur gojën. Librat e historisë thonë për ju shqiptarët e mi të dashur se nuk ju trembet syri dhe e keni ndjesinë e drejtësisë. Por më ka bërë përshtypje që ndaj çdo padrejtësie, ju ia mbathni nga sytë këmbët. Në përgjithësi popujt e civilizuar nuk lejojnë që të manipulohen. Reagojnë ndaj qeverive. Ndërsa ju reagoni në mënyrë shumë të çuditëshme. Ikni. Këto libra thonë gjithashtu për ndjenjën e drejtësisë që është në shpirtin tuaj. Me thënë të drejtën, nëse do të ishte e vërtetë, nuk duhej të kishit një drejtësi kaq të korruptuar. Dhe më ngjan se juve nuk ua ka qejfi drejtësinë, por doni të jeni gjithmonë në anën e fituesit.

Thellë në shpirt, më ka lindur dyshimi se ju nuk doni një drejtësi të paanshme, por doni të shikoni gjyqtarët të nxjerrin nga hundët lekët që ju keni dhënë dhe mbani shpresë se nga vendet që do lirohen, mbase do të përfitoni ndonjë. Sa për politikanët, jam i bindur që as ju intereson fare. Të dashur qytetarë. Me ndjenjën e thellë të keqardhjes, dua t’iu them se ky mund të jetë viti i fundit i lotarisë amerikane. Kush e mori, e mori dhe kush u dogj, u dogj. Por kam dëgjuar se jeni të zotë në dokumente fallco dhe emigracion klandestin. Rrugët janë të hapura, dhe kjo është një sfidë e re për ju. Ju uroj vrapim të mbarë. Por herë pas here, mund të kujtoheni se nuk ju mungon asgjë që edhe vendin tuaj ta bëni të begatë.

Me dashuri,

Donald Lu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img