27,12,2024

DnV angazhon 83 vëzhgues për zgjedhjet në Drenas

Must Read
Zgjedhjet ne Kosove

Këtë e bën të ditur koalicioni i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), transmeton lajmi.net

“Në përbërje të misionit do të ketë edhe vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve, të cilët qysh nga dita e nesërme do të përcjellin fushatën zyrtare të zgjedhjeve e deri në momentin e fillimit të heshtjes zgjedhore”, thuhet në komunikatë.

Ja njoftimi i plotë i DnV-së :

Demokracia në Veprim njofton më fillimin e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Drenas me 83 vëzhgues në të gjithë komunën

Prishtinë – 27 nëntor 2016

Koalicioni i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) dëshiron të njoftoj për fillimin e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, të cilat do të mbahen më 4 dhjetor 2016. Me këtë rast, riafirmojmë përkushtimin tonë për të rritur integritetin e zgjedhjeve, demokratizimin e mëtejshëm të vendit dhe rritjen e stabilitetit në tërësi. Ne shpresojmë që të kontribuojmë në transparencën, besueshmërinë dhe gjithëpërfshirjen në procesin zgjedhor, përmes vlerësimit tonë të paanshëm dhe objektiv.

Misioni i DnV-së do të përbëhet nga 83 vëzhgues të cilët do të angazhohen gjatë ditës së zgjedhjeve. Në përbërje të misionit do të ketë edhe vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve, të cilët qysh nga dita e nesërme do të përcjellin fushatën zyrtare të zgjedhjeve e deri në momentin e fillimit të heshtjes zgjedhore. Përmes komunikatave të rregullta për media, gjatë ditës së zgjedhjeve publiku do të informohet lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e votuesve. DnV do të përgatisë edhe një raport të detajuar pas përfundimi të zgjedhjeve, të bazuar nga të dhënat e vëzhguesve tanë, në linjë me kornizën ligjore të Kosovës, instrumentet regjionale dhe ndërkombëtare të zgjedhjeve. Raporti do të përfshijë aspektet si performanca e administrimit të zgjedhjeve, fushatën zgjedhore, respektimin e lirive themelore, procesin e votimit, shqyrtimin e ankesave dhe shpalljen e rezultateve.

Demokracia në Veprim është koalicion i përbërë nga 10 organizata joqeveritare vendore si dhe 38 organizata tjera partnere. DnV është e përkushtuar në ruajtjen e neutralitetit të saj dhe i përmbahet standardeve më të larta të vëzhgimit të zgjedhjeve.

/Lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img