29,04,2024

DITA E KONSUMATORËVE

Must Read

Në vendin tonë nuk është se shkon diçka për së mbari dhe këto datat me rëndësi të madhe si kjo e konsumatorëve, në vend se të bëhen me fushata të mëdha senzibilizuese, ndoshta edhe protesta, ato kalojnë pa u vërejtur.
Dita e Konsumatorëve ka filluar të jetë ndoshta e vetmja ditë kur ne ngrisim zërin sadopak.
“Më 15 mars 1962, Presidenti John F Kennedy dha një fjalim në Kongresin amerikan në të cilën ai formalisht kishte adresuar çështjen e të drejtave të konsumatorëve. Ai ishte udhëheqësi i parë botëror që e ka bërë këtë, dhe lëvizja e konsumatorit tani shënon 15 Marsin çdo vit si një mjet për ngritjen e vetëdijes globale në lidhje me të drejtat e konsumatorit”.
Aq shumë na është shpërlarë truri me politika ditore sa që i harrojmë disa “viruse” të tilla si çmimet e rrejshme, mashtrimet në çmime, mashtrimet në sasi dhe mashtrimet në cilësi të produkteve qoftë konsumuese ose produktet tjera të cilat edhe ashtu në varfërinë e madhe të vendit tonë na dëmtojnë në masë të madhe.
Ka pak raste të paraqitjes së kësaj dukurie, edhe pse kjo me dispozitat ligjore në vendin tonë paraqet vepër penale. Kjo është e paraparë me Kodin Penal neni 299. Kjo vepër penale, ndikon shumë në xhepin e konsumatorit, i cili edhe ashtu është shumë i vogël dhe gjithashtu ajo ndikon edhe në bizneset e vendit tonë, sidomos në zhvillimin e konkurrencës jo lojale.
Kjo është njëra prej veprave e cila kryhet për çdo ditë në vendin tonë, por fatkeqësisht është njëra prej atyre veprave që rrallë zbulohen, ndërsa edhe më rrallë kryesit e saj dënohen.
Kryerës të saj janë të gjithë individit por më së shumti këtë vepër penale e kryejnë organizatat e bizneseve sepse ato si të tilla merren me qarkullimin e parave dhe të sendeve.
Veprat penale kundër ekonomisë janë prej atyre për të cilat shoqëria jonë ka më së shumti rrezik. Janë vepra të cilat shumë pak sanksionohen edhe pse dëmet nga ato vepra janë me miliona euro.
Gjatë studimit personal për veprën penale mashtrimi i blerësve, kam vërejtur se kjo është një vepër e cila kryhet shumë në vendin tonë, por në të njëjtën kohë është vepër penale, e cila shumë rrallë lajmërohet nga ana e viktimave dhe fatkeqësisht edhe informacionet për të mungojnë edhe pse ka shumë vepra të tilla penale si dhe dëmet për qytetarët dhe kompanitë janë shumë të mëdha.
Kjo vepër penale më shumë është kryer për shkaqe ekonomike dhe përfitim pasuror të kundërligjshëm.
Legjislacioni penal i Kosovës është bazë e mjaftueshme për luftimin e këtyre veprave penale por zbatimi i tij me kohe dhe në plotëni mbetet nja nga pengesat më të mëdha. Këtu kemi ngecje edhe të organeve të gjykimit por edhe të ndjekjes dhe hetimit si policisë, prokurorisë dhe Gjykatës.
Shkruan: Liridon Jetishi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img