Në kuadër të politikave për arsim gjithëpërfshirës, me nismë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe mbështetjen nga organizata “Save the Children” gjatë ditës së sotme mbajtur organizimi “Dita e Diversitetit/Gjithëpërfshirjes” në shkollën e mesme të ulët “Tefik Çanga”.
Në këtë aktivitet që do të organizohet tradicionalisht më datën 26 prill, synohet që të promovohet gjithëpërfshirja dhe diversiteti si vlerë e gjeneratave të reja dhe shoqërisë në përgjithësi.
Qëllimi i kësaj iniciativë është zhvillimi i aftësive ndërkulturore duke e përfshirë diversitetin në jetën e shkollës dhe jetën e nxënësve, të mësuarit dhe të jetuarit e demokracisë dhe pluralizmit si dhe nxitjen e shprehjeve të krijimtarisë së nxënësve. Përkitazi me këtë nismë, do të organizohen një varg aktivitetesh në të gjitha shkollat e vendit.
Kjo nismë po realizohet për herë të parë në Ferizaj, ku pjesëmarrës ishin edhe drejtues të arsimit dhe shkollave në nivel lokal, mësimdhënës, prindër dhe nxënës.
Must Read