21,12,2024

Diskutohet për Menaxhimin e Mbeturinave 2016-2021

Must Read

Edhe sot kur prezantohej Strategjia për Menaxhimin e Mbeturinave në Ferizaj, qytetarët  e kësaj komune nuk patën intersim të marrin pjesë në debat publik. Megjithatë, zyrtarë të komunës dhe ndërmarrjes “Pastërtia’’ e kryen obligimin ligjor. Këtë strategji e prezantuan para punëtorëve komunal dhe disa nxënësve të një klase të shkollës ekonomike. Kjo strategji e cila parasheh rregullimin e sistemit, menaxhimin e mbeturinave, koston e projekteve, si dhe qasjen në grumbullimin e bërllokut planifikohet për pesë vitet e ardhshme. Drejtori i ndërmarrjes ‘’Pastërtia’’,  Dukagjin Hetemi tha se në këtë strategji kanë punuar njohës të kësaj fushe.

‘’Ky plan do të jetë një udhërrëfyes për punën e ardhshme të kompanisë dhe komunës. Jam i sigurt që plani do të jetë funksional dhe të gjitha ato që janë paraparë do të realizohen, pavarësisht që duket ambicioz. Por me përkrahjen që na ka ofruar edhe GIZ-i gjerman besojmë shumë në këtë projekt. Plani e përfshin komplet pjesën e punës që do të bëhet në mbulimin e territorit të Ferizajt deri në vitin 2019″ tha Dukagjin Hetemi.

Në zbatimin e kësaj strategjie beson edhe drejtoresha e shërbimeve publike Mimoza Fazliu, e cila tregoi edhe për masat që do t’i marrë komuna për zbatueshmërinë e saj.

“Ky plan do të zbatohet, tashmë jemi edhe në garën për mjedis më të mirë, ku nga kjo garë do të sigurojmë mjete. Ndërkaq për vitin që vjen drejtoria që unë udhëheq do të ndajë një shumë prej 90 mijë euro për këtë strategji, kurse për masat që do të merren do të angazhojmë edhe inspektoratin komunal, në mënyrë që të shqiptohen edhe dënime për qytetarë të pandërgjegjshëm”, tha Mimoza Fazliu.

Strategjia për Menaxhimin e Mbeturinave, që sot ishte në diskutim publik, mori dritën jeshile, që të prezentohet edhe para këshilltarëve komunal, në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit Komunal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img