02,05,2024

Diskutohet orari i barnatoreve për qytetin e Ferizajt

Must Read

Sot është mbajtur konsultimi publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në Ferizaj.

Në këtë konsultim publik ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini si dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Derguti.

Në hapjen e këtij konsultimi publik nënkryetari Aliu, ka thënë se ky konsultim publik është duke u mbajtur me qëllim të vetëm që të diskutohet rreth rregullimit të orarit të barnatoreve në qytetin e Ferizajt, në dy sezonet.

Sipas këtij propozimi orari i punës për barnatore do të jetë i njëjtën në dy sezone, dhe të fillon në ora 08:00 dhe të mbarojë në ora 22:00. Ndërsa orari i kujdestarisë për barnatore , të dielave dhe gjatë festave zyrtare të fillon nga ora 08:00 deri në ora 08:00, ndërsa duhet të kujdestarojnë 10 (dhjetë) barnatore.

“Orari i kujdestarisë së natës për barnatore është nga ora 22:00 deri në ora 08:00, kujdestarojnë 5 (pesë) barnatore në gjithë qytetin. Orari i kujdestarisë duhet të publikohet nga barnatoret dhe institucionet e kujdesit parësor shëndetësor.
Poashtu orari i kujdestarisë do të përgatitet nga barnatoret e qytetit, në bashkëpunim me njëra tjetrën, për periudhën njëvjeçare nga dita e miratimit të kësaj rregullore, i cili orar do të ripërtërihet çdo vit dhe do të dorëzohet për miratim në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit”, ka thënë nënkryetari Aliu.

Ndërsa sa i përket neni 20 të rregullores sektori (G) tregtia me shumicë dhe pakicë, përjashtimisht barnatoret do të lirohen nga pagesa.

Për orarin e kujdestarisë kishte mendime pro e kundër nga ana e farmacisteve. Por në fund me shumicë votash u formua edhe komisioni i cili do të punojë për rregullimin e orarit. Anëtarë të këtij komisioni do të jenë: Dr. Naim Çerkini nga Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare, Alban Bakolli nga shoqata e farmacisteve, Adnan Selmani anëtarë i Kuvendit të Komunës, Shkelzen Dërguti farmacist, Dafina Lika farmaciste, Shkelzen Sadiku farmacist si dhe Besim Uruçi nga inspektorati komunal.
Ky plotësim ndryshim i kësaj rregulloreje do të jetë në konsultim publik deri me datën 14 mars.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img