Prokuroi i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Tomas Meskauskas më 13 Tetor 2016 bënë ndryshim të akuzës ndaj meje si ish-Kryetar i Lëvizjes së Lirisë dhe nëntë të akuzuarve të tjerë.
Me që ish-prokurori paraprak Muricio Salustro kishte përgatitur në koordinim dhe me direktivat e shtetit serb akuzën politike, akuzë e cila kaloi në Gjykatën Themelore dhe atë të Apelit por fatmirësisht e rrëzoi Gjykata Supreme e Kosovës nga Kryetarja e Kolegjit Anna Adamska-Gallant pas katër viteve burgim në vuajtje. Akuza e prezantuar nga Prokurori Tomas Meskauskas është e zgjeruar edhe me një pikë të akuzës atë të Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm e cila është në kundërshtim me Nenin 291 paragrafi 1 (KPK).
Pas katër viteve në vuajtje të dënimit, me që rasti është në rigjykim, ky prokuror i fraksionit sllavofil i vije në mendje se duhet shtuar edhe një pikë të akuzës pa shtuar asnjë fakt a provë shtesë. Kjo ka një shpjegim të thjesht dhe të çart se pas rrëzimit të aktgjykimit të dy shkallëve nga Gjykata Supreme në favor të të akuzuarve, vjen direktiva nga Beogradi përmes këtij Prokurori që akuza duhet rënduar në mënyrë që të zvarritet ky proces dhe të bëhet edhe më i komplikueshëm dhe të shtoj seriozitetin ndaj këtij rasti, të bëhet çdo përpjekje maksimale që prapë për të dënuar këtë të quajtur grupi i Dobrosinit. Ky prokuror fraksionist i dirigjuar nga shteti serb sikurse edhe ai i mëparshmi Mauricio Salustro edhe njëherë po e dëshmojnë se janë mbi Gjykatën Supreme, pasi që nuk përfill asnjë nga rekomandimet e Gjykatës Supreme siç është rekomanduar, që të vendoste në favor të të akuzuarve, por vjen më një akuzë shumë më të zgjeruar dhe mbi hipoteza të pabaza.
Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-i si mision ndër më të shtrenjtat të Bashkimit Evropian gjatë mandatit të tij të stërzgjatur, thuajse shumë pak bëri për “misionin të cilin ishte mandatuar”. EULEX-i si mision tashmë pjesërisht i dështuar, po ashtu siç ishte edhe paraardhësja UNMIK-u, shpenzuan miliona euro të taksapaguesve evropian, por më së paku kryen mandatin e tyre, edhe pse sa vite si misione, ku edhe sot ende Kosova po përballet me sfidën kryesor atë të gjyqësorit.
Këto misione të huaja në parim ishin të mirëseardhura për ne shqiptaret në Kosovë, pasi ishim dal nga një luftë me përmasa gjenocidiale të cilën e kishte shkaktuar Serbia, duke pasur parasysh këtë mekanizëm shtetëror që kishim trashëguar nga lufta të shkatërruar. Nëse shtrojmë pyetjen se më mirë të ishin këto misione si UNMIK- EULEX, apo të mos ishin, këtu duhet bërë një studim të hollësishëm, por si problem kryesor që nga përfundimi i luftës deri më tani në sistemin e drejtësisë ishte, rekrutimi i ish-Gjyqtarëve, Prokurorëve, Policëve dhe Gardianëve të ish-regjimit të Milllosheviqit. Këto mbetje jugosllave të inkriminuar në krime të rënda të ndryshme përmes pozitave të cilat i mbanin në atë kohë, zbatuan dhe po zbatojnë një politik të ndyrë atë të “ mos efikasitetit të vënies së drejtësisë”, apo siç e quaj unë nga përvoja ime, qëllimisht nuk tregojnë efikasitet duke zbatuara politikat e Serbisë, për të dëshmuar para bashkësisë ndërkombëtare se Kosova nuk është në gjendje të menaxhoj me këtë hallk të pushtetit dhe se është e paaftë për të dëshmuar subjektivitetin e saj si shtet i pavarur.
Serbia së bashku me fraksionin e saj si në UNMIK e EULEX dhe me disa akter të politikës vendore i rehabilituan këta kriminel, (Gjyqtarë, Prokuror, Polic dhe Gardian), në sistemin e drejtësisë, kjo më së miri shihet edhe tani së fundmi se mbi bazen e cilit kriter aktivizoj gjyqtarët serb, polic serb, pa asnjë verifikim të kaluarës së tyre kriminale që bie në kundërshtim me ligjet në fuqi, dhe do të ishte absurditet i llojit të veçantë nëse kriminelët ulen në bankën me pozitën e Gjyqtarit, Prokurorit dhe Policit.
Brenda misionit të EULEX-it që nga fillimi e deri më tani ka pasur fraksion shumë me ndikim nga Serbia, siç ishte rasti i Prokurorit shumë të përfolur për skandal dhe ndikim dhe tani si nëpunës në Beograd Mauricio Salustro dhe tash Prokurorit Tomas Meskauskas që është vazhdues i misionit të Salustros, që në Kosovë të ndjek rastet specifike të karakterit politik me direktivat e shtetit serb, edhe atë pa asnjë hetim por me dosje të gatshme nga Serbia. Këta misionar fraksionit sllavofilë e antievropianë ditë e net zbatojnë rekomandimet e shtetit serbo-rus, për qëllimet e tyre politike për ta diskredituar shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe për ta vënë në dyshim prosperitetin e arritur të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, konkretisht të SHBA-ve dhe shteteve evropian që kanë kontribuar shumë në dobi të Kosovës.
Këta misionar të fraksionit serbo-rus gjithçka janë në gjendje të bëjnë vetëm e vetëm të paraqesin Kosovën si vend i krimit të organizuar e terrorizmit por për edhe asnjë çast të kryejnë një hetim të mirëfilltë mbi bazën e ligjit por mbi bazën e interesave politike të tyre të caktuara. Ky fraksion ka shtrirjen e ndikimin në gjyqtarët vendor shqiptarë, Prokuror dhe Polici dhe në Shërbimin Korrektues të Kosovës, kuptohet të ish- mbetjet jugosllave, pasi me ata kanë në rend të parë nostalgjinë jugosllave, interesat e përbashkëta politike dhe gjëja më e rëndësishme pasi që shteti serb i disponon dosjet e tyre në dorë, për të bëmat e tyre kriminale si ish-funksionar të Serbisë, dhe shteti serb shfrytëzon si marioneta të tyre me kërcënime se do të i’a zbuloj dosjet e tyre kriminal anti-shqiptare, pastaj rryma fashiste e sistemit ish-jugosllav që krijoj këto dhe që i punësoi dhe që i shfrytëzoi në dobi të Serbisë, janë njerëz pa integritet personal dhe me ndërgjegje të përulësisë, ndikimit dhe servilizmit të skajshëm.
Derisa një ditë po pija një kafe me një gjyqtarë vendor, duke mos dashur të i’a precizoj emrin për arsye subjektive, i cili është në prag të pensionimit në bisedë e sipër tregon se karriera e tij prej rreth dyzetë vjeçare në sistemin e drejtësisë gjithçka mund të i’a quash por kurrë ndarje e drejtësisë, pasi që gjatë kohës së pushtimit, citoj “kjo dora ime shqiptoi qindra vjet burgim kundër shqiptarëve që e kërkuan lirin e këtij vendi, pas lufte dinjiteti im ishte zero dhe kur i takoja ish-të burgosurit politik ndjehesha shumë me faj, për padrejtësitë që i kam bërë, dhe më duhej të i përshtatem çdo ndikim politik edhe pas lufte që më bëhej pasi që e kaluar ime me ndërgjegje jo të pastër më preokuponte” andaj një gjyqtarë, prokuror, polic a gardian pa një ndërgjegje të pastër as që mund të mendohej për vënien të drejtësisë në vend.
Nga: Valon Jashari ish-Kryetra i Lëvizjes së Lirisë, lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë dhe ish i burgosur në grupin e Dobrosinit.