27,04,2024

Diplomon studentja e parë në programin e ri mësimor të Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të mobileve

Must Read

Ferizaj.21.09.2017. Sot, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), diplomoi studentja e parë në Programin e ri mësimor të Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve.
Gentiana Gërbeshi është e diplomuara e parë në këtë program të ri i cili është unik në Kosovë.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, uroi studenten Gërbeshi për arritjen e deritanishme, si dhe uroi që të vazhdoj këtë rrugëtim për ndërtim të karrierës.
Gentiana u shprehë e kënaqur që po i prin këtij procesi. Sipas saj gjatë studimeve, UShAF i ka ofruar kushte të jashtëzakonshme që ajo të aftësohet në drejtimin e përzgjedhur.
“Ndihem krenare dhe mjaft e emocionuar që une jam e para e diplomuar në këtë program. Falënderoi profesorët për profesionalizmin e treguar gjatë këtyre tri viteve të studimeve. Falë përkushtimit të tyre në mësimdhënie, jam këtu me një diplomë që do të më hap rrugë të reja, si dhe bashkëpunimit të UShAF me kompanitë ku më kanë ndihmuar në aftësim praktik”, tha Gentiana.
Gentiana qysh në vitin e tretë të studimeve ishte e kërkuar nga tregu dhe tani ajo punon në mobilerinë AMRE, si dizajnere e mobileve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img