17,11,2024

Dimri po afron, ja disa këshilla se si të kujdeseni për të vegjlit tuaj

Must Read

Erdhi dimri? Nxituat të ndizni ngrohjet dhe kondicionerët apo jo? Shumë mirë, kështu do të keni më pak ftohtë por mos harroni se nuk duhet të qëndroni në ambiente tepër të ngrohta, sidomos fëmijët!

Ndërkohë kini parasysh se:

Ajri i ftohtë, era, uji nuk shkaktojnë temperaturë, rrufë apo bronshit e madje as otit. Janë temperaturat e larta të ambienteve të brendshme që favorizojnë rritjen e baktereve dhe virusëve, dhe nga ana tjetër irritojnë mukozat e hundës bashkë me tymin e duhanit.

Qëndrimi në ambient të hapur është mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijën. Edhe nëse ka erë! Idealja do të ishte të kishte edhe diell për të marrë vitaminën D por gjithsesi edhe nëse nuk ka, nuk duhet të mbani brenda shtëpisë fëmijët.

Nuk e dëmton i ftohti fëmijën? Po ju përgjigjem, si i ruani ushqimet në temperatura të larta apo të ulëta? Pra kini parasysh se riniti apo probleme të tjera gripale nuk kanë lidhje me të ftohtin. Mbulojeni kokën e fëmijës por gjithsesi nuk po e mbroni nga asgjë, thjesht e bëni të mos ketë ftohtë.

Frekuentimi i shkollës është një nga mënyrat më të shpejta për t’u përhapur virusët, prandaj nëse fëmija është me temperaturë mund ta mbani në shtëpi, por kjo nuk e pengon të dalë në ajër të pastër.

Temperatura nuk është sëmundje, por është një simptomë. /pernenat

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img