12,05,2024

Dilleri në Ferizaj kapet me 13 qese marihuanë, Policia ia bastis edhe studion muzikore

Must Read


Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar substanca narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar dje në rrugën ‘Faton Vehbiu’ në Ferizaj, ku disa informacione se në këtë lokacion dyshohet se kryhet shitblerje e narkotikëve, kanë aktivizuar Policinë.
Është kanë bërë e ditur se një njësi policore ka ndalur për kontroll tre persona dhe njërit prej tyre i janë gjetur në xhep 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari në afërsi të këtij lokacioni kishte edhe një studio muzikore në pronësi të tij dhe e njëjta është bastisur nga Policia në koordinim me Prokurorinë. Atje gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy qese tjera me marihuanë.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor bashkë me dy personat tjerë të cilët janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.
Po ashtu të dyshuarit i janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale edhe telefoni i tij personal, një thikë dhe para të gatshme rreth 1500 euro.

Me urdhër të prokurorit, 26-vjeçari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge’.
Raporti i plotë i Policisë:
Rr. Faton Vehbiu , Ferizaj, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 11 qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 25.11 gr. një thikë, para në vlerë prej 1490€ dhe një telefon. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy dëshmitarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet. Rasti në procedurë të rregullt.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img