24,10,2025

Digjet një stallë e bagëtive në Viti

Must Read

Traktorin e kishin bërë gati për të hedhur mbetjet, pasi zjarri i bëri shkrumb e hi krejt qka pati.

E gjithë stalla e bagëtive e familjes Sadiku nga Vitia, në pasditën e djeshme aty rreth orës 14h u përfshi nga zjarri, njofton PlusTv.

Zjarri është lokalizuar, por është djegur  stalla dhe ushqimi i bagëtive. Pronari Zylfi Sadiku, po thotë se nuk ishte në shtëpi në atë moment kur zjarri ka shpërthyer nga kati i dytë i stallës.

Atij krejt puna që bëri me familjen e tij gjatë verës për sigurimin e ushqimit të bagëtive, i shkoi dëm brenda një dite.
Ata thonë se vlera e dëmit të shkaktuar është e konsiderueshme, që kap shumën diku afër 20 mijë euro.

Zjarrfikësit menjëher mbërritën në vendin ngjarjes, por pavarësisht përpjekjeve me ndihmën e të tjerve për disa orë për ta shuar zjarrin, nuk mundën të shpëtonin ushqimin e bagëtive e gjësende tjera që familjarët i mbanin në atë objekt.

Banorët po thonë se  deri te shpërthimi i zjarrit, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e përdorimi të fishekzjarrëve nga dikush aty.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img