26,12,2024

Dieta mediterane dhe kafeina, të mira për sytë

Must Read

Dieta mesdhetare dhe konsumi i kafeinës mund t’i ulin gjasat tuaja për zhvillimin e degjenerimit makular të lidhur me moshën (AMD), një shkak ky kryesor i verbërimit, sipas një studimi të ri.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se një dietë mediterane – me shumë fruta, perime, drithëra integrale, fruta arrore, yndyra të shëndetshme dhe peshk – është e mirë për zemrën dhe e ul rrezikun e kancerit. Por, ka pasur pak hulumtime për atë nëse ajo ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të syrit si AMD, kanë vërejtur studiuesit.

Me ndihmën e pyetësorëve, hulumtuesit i vlerësuan dietat e 883 personave, të moshës 55 dhe më të vjetër, në Portugali. 449 prej tyre kishin AMD të fazës së hershme dhe 434 nuk kishin sëmundje të syve.

Ndjekja strikte e dietës mediterane është e lidhur me një rrezik 35 për qind më të ulët të AMD, ndërsa ngrënia e shumë frutave ishte veçanërisht e dobishme.

Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se personat që konsumuan nivele të larta të kafeinës duket se kishin rrezik më të ulët nga AMD. Në mesin e atyre që konsumuan nivele të larta të kafeinës (rreth 78 miligramë në ditë, ose ekuivalentja e një doze të espressos) 54 për qind nuk kishin AMD dhe 45 për qind e kishin sëmundjen e syve, transmeton Koha.net.

Hulumtuesit thanë se e shikuan konsumin e kafeinës sepse ajo është një antioksidant i njohur për mbrojtjen nga problemet e tjera shëndetësore, si sëmundja Alzheimer.

Megjithatë, studimi nuk dëshmoi se konsumi i kafesë dhe ndjekja e dietës mediterane bënë që rreziku prej AMD të ulej.

Gjetjet do të prezantohen në takimin vjetor të Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë (Aao), në Çikago.

“Ky hulumtim i përforcon dëshmitë se një dietë e shëndetshme dhe e pasur me fruta është e rëndësishme për shëndetin, duke përfshirë edhe ndihmën për të mbrojtur kundër degjenerimit makular,” tha autori kryesor dr. Rufino Silva, profesor i oftalmologjisë në Universitetin e Coimbra, në Portugali, në një deklaratë për shtyp të Aao.

“Ne gjithashtu mendojmë se kjo punë është një hap në drejtim të mjekësisë efektive parandaluese në AMD”, shtoi Silva.

Hulumtimi i prezantuar është konsideruar si preliminar derisa të publikohet në ndonjë revistë shkencore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img