18,11,2024

Dieta 8 orëshe për të humbur peshë

Must Read

Ideja e agjërimit nuk është një koncept i ri që nxitet nga dietologët, por duket se po fiton mbështetje mes njerëzve të famshëm.
Por a mund të jetë vërtetë sekreti i humbjes në peshë, ngrënia normalisht gjatë 8 orëve e duke mos futur asgjë në gojë për 16 orët e ardhshme?

Sipas ekspertëve nutricionistë kjo mund të rrisë energjinë tuaj dhe ju ndihmon të humbni atë peshë që nuk dëshironi, dhe yjet e famshëm që përdorin këtë lloj diete janë Miranda Kerr dhe Nicole Kidman.

Dr. Joseph Mercola, një nga mjekët kryesor që mbështet këtë trend thotë se janë tre rregulla për tu ndjekur, të shmangni një vakt në ditë, shmangni ngrënien në orët e natës dhe hani dhe pini normalisht gjatë kohës së lejueshme për të ngrënë.

“Nuk ka rëndësi se cilin vakt do të shmangni, mëngjesin apo darkën, për sa kohë e shmangni njërin prej tyre”, thotë Mercola.

Ai thotë se është e rëndësishme të hani disa orë para se të flini, kështu që trupi juaj do të përpiqet të tret një stomak plot kur është më pak aktiv, transmeton tch. Për më tepër që gjatë këtij lloj agjërimi mund të hani normalisht gjatë periudhës 8 orëshe.

Shembull i kësaj është një nënë e dy fëmijëve, nga Melburni, Joanne Peters, 41 vjeçe.

Ajo nisi udhëtimin e saj për të humbur peshë kur ishte 62 kg, dhe humbi 5 kg duke agjëruar për 16 orë në ditë dhe duke ngrënë gjatë tetë orëve të tjera.

Rutina e saj zbutet pak kur ka plane shoqërore.

“Unë jam në gjumë pjesën më të madhe të agjërimit, kështu mundohem të ha mes orës 12.00-20.00. Duket e vështirë por kur trupi juaj përshtatet bëhet më e lehtë dhe vërtetë që nuk ndihesh e uritur”, thotë ajo për DailyMail Australia.

“Agjërimi i ndërprerë është më i lehtë për të përditshmen, si një mënyrë jetese, se sa në mënyrë sporadike. Kam parë që kur ha vonë natën, zgjohesha më e uritur në mëngjes, por kur nisa të ha deri në orën 20.00, nuk ndihesha e uritur deri në orën 12.00 të ditës tjetër. Nuk i numëroj kaloritë, dhe preferoj të ha sa më shumë ushqime me shumëllojshmëri proteinash, karbohidratesh dhe yndyrnash”, vijon Joanne.

Ajo thotë se gjëja më e mirë e këtij agjërimi të përhershëm është reduktimi i dëshirës për të ngrënë. “Ajo që dua më shumë nga kjo dietë është se nuk mendoj për ushqimin siç bëja më parë”, vijon Joanne.

Përfitimet e dietës, dy herë në javë?

Ndihmon trupin të transformohet nga djegia e sheqerit, në djegien e yndyrnave.

Balancon hormonet tuaja, në veçanti ato që rregullojnë urinë dhe ngopjen.

Siguron që trupi të përdorë ushqimin që konsumojmë në mënyrë më efiçente, si energji.

Siguron që trupi të djegë yndyrnat e depozituara në trup për energji, duke ditur që qelizat pjesën më të madhe të energjisë e marrin nga yndyrnat.

Rregullon metabolizmin tuaj dhe nivelin e energjisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img