29,12,2025

Dibër: Makina del nga rruga, vdes 27-vjeçari, lëndohen dy të tjerë

Must Read
Policia

Nga policia bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Fatjon Kaci 27 vjeç, i cili udhëtonte bashkë me dy persona të tjerë, në mjetin tip “Land Rover” me targë KR6461A.

Sipas policisë, makina ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Lurë, por nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

Mësohet se makina drejtohej nga shtetasi, Ndriçim Cuku 30 vjeç, nga fshati Lurë e Vjetër.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit që i mori jetën 27-vjeçarit Fatjon Kaci.

The post Dibër: Makina del nga rruga, vdes 27-vjeçari, lëndohen dy të tjerë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj hap Panairin e Bizneseve Artizanale për promovimin e prodhuesve vendorë

Sot, në Ferizaj ka filluar Panairi i Bizneseve Artizanale, i organizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img