18,05,2024

Diaspora sot proteston në Cyrih për çmimet e biletave

Must Read

Ne mërgimtarët e Zvicrës kemi vendosur që sot ti përgjigjemi thirrjes së artistit të njohur Altin Markut për të protestuar kundër cmimeve të biletave që janë jashtzakonisht të shtrenjta dhe jo transparente para udhëtarëve.

Kjo protestë duhet të bëhej shumë shumë vite më parë.Por më mirë vone se kurr.
Ne po jetojmë në kohën e demokracisë por kjo nuk do të thotë se guxojmë të shkelim mbi vlerat e shenjta të njerëzisë.

Është e mrekullueshme kur e mendon se sa i duan të rinjët e diasporës trojet tona,por shpesh ata detyrohen ti kalojnë pushimet në mërgim sepse biletat janë ndër më të shtrenjtat në Evropë e ndoshta edhe më gjërë.

Shpesh na bie të dëgjojmë prindër e familjarë në Kosovë duke treguar se të afërmit nuk u kanë shkuar për pushime sepse biletat janë bërë barikada të cilat asimilimit po i paraprijnë gjithmonë.

Nuk shkuam për festë se biletat shtrenjt

Nuk shkuam për pushime se biletat shtrenjt

Nuk shkuam për urime gazmend se biletat shtrenjt

Nuk shkuam për sëmundje se biletat shtrenjt

Nuk e di agjensitë tona a i prek kjo temë, a i vret ndërgjegjja ndojherë, deri kur ky refren i mjerë?
Deri kur pyesin shqiptarët por edhe shumë e shumë miq të huaj të cilët

udhëtojnë nëpër vendet tona.

Edhe ata pritet të jenë pjesë e protestës sot me 1 Shtator 2018 në Zürich 9,Altschtetterplatz, ora 18 deri ora 21.

Një politikan i yni ishte shprehur në lidhje me këtë temë: konkurrenca e rrit bisznisin. Po me vend.

Por cilin biznis?? ,ky nuk është biznis,ky është shftytëzim udhëtarësh me bileta të cmimeve pa asnjë logjikë.

Konkurrenca bazohet në resurset e punes e jo në cmim, cmimet duhet të ishin të gjitha të njejta.

Konkurrencë është kur njëri agjension dinë të zhvillojë projekte të ndryshme në favor të pasagjerit, shembull: lojë shperblyese,ose pas dhjetë biletave një udhëtim falas,apo familjet me bugjet të ulët një zbritje ,etj,etj

Sot në protestë do të vendoset se a do të vazhdojë protesta apo do të vetëdijësohen agjensitë tona të cilat i rrisin cmimet pikërisht kur kemi mundësi te udhëtojmë./Për Ferizajpress: Hava Kurti-Krasniqi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img