26,12,2024

Diabeti mellitus dhe infeksioni me COVID-19.

Must Read


Shkruar nga: Dr Fatbardh Ramadani

Gjatë  këtij  viti jemi ballafaquar me paraqitjen  e  infeksionit  i cili atakon rrugët respiratore dhe  shkakton pneumoni  atipike virale, duke mos kursyer  organet  e tjera, dhe me të  drejt  po klasifikohet  si infeksion ku atakohen më  shumë  se  një organ. Pas shumë hulumtimeve  OBSH  vërteton shkaktarin e këtij infeksioni, virusin COVID 19.

Të dhënat  e  fundit  të  përditësuara tregojnë  për  një  komorbiditet të lartë tek  njerëzit  që  vuajnë  nga  diabeti mellitus, si  dhe njerëzit  që  vuajnë  nga  sëmundjet  e sistemit  kardiovaskualar. Në bazë të kësaj  vijmë në përfundim  që  pacientët  me diabet  i nënshtrohen  mundësive  të mëdha të  pësojnë  pneumoni të rënda,  dhe  për  pasojë të komplikohen me  ARDS dhe  shok septik të cilat si komplikime kanë shkallë të lartë  të vdekshmërisë.

 Pacientët  në moshë  mbi  65   vjeç që rezultojnë pozitiv  në PCR  për COVID 19,dhe që kanë simptomatologji  tipike për infeksionin në fjalë,dhe  që  vuajnë nga  sëmundja  e diabetit sidomos ata  me  glukorregullim joadekuat  mund të  kenë  ecuri  klinike  më  agresive, dhe  shkallë  të lartë te vdekshmërisë.

Glukorregullimi nënkupton :  glikemi  esull  nën 7mmol/l,    glikemi  2  orë  pas  ushqimit  9mmol/l,  HbA1c :  nën 7%.                 

Diabeti  mellitus  dhe  llojet  e  saj  futen  në  grupin e  rrezikut të  lartë,të cilët  mund  të  fitojnë komplikime  serioze  nëse  infektohen me virusin COVID 19.

Sipas   studimeve të ndryshme  në  vendet ku ka pasur  numër të madh të  infektuarve dhe shkallë të  lartë të  vdekjeve (Kina,Italia,Spanja,Brazili,India,USA), raportojnë  diabetin mellitus  si  faktorë  mjaft  rëndues  në prognozën e infeksionit. Në  studimet  e  realizuara  është  vërtetuar  që  pacientët  me diabetes  mellitus  kan pasur indeks  më të  lartë  të  koagulimit  të  gjakut (aftësi për  formim të shtuar  të trombeve mikrovaskulare  në  organet e  njeriut), si dhe lirim të shtuar në plazmë të interleukinave  të cilat fajësohen si shkaktarë të komplikimeve  të shumta organike. Ekzistojnë  disa  hipoteza se pse pacientët  me diabetes  mellitus  kanë  incidencë më të lartë  për tu atakuar  nga  infeksioni  me COVID 19,si  dhe  kanë ashpërsi  klinike. Kryesisht mendohet që pacientët me diabetes  mellitus  kanë sistemin imunitar të  kompromituar ( fagocitozë  të  dëmtuar, kemotaks të  neutrofileve  e cila  është  e dëmtuar,dëmtimin e  imunitetit  qelizore (funksioni i limfociteve T dhe B) etj.duke  rënduar ecurinë klinike.

Pacientët  me  diabetes   mellitus  që  janë  të  infektuar  është  e  domosdoshme   fillimi  i  terapisë  insulinike. Kjo  arsyetohet  se  në  gjendje  të  një  infeksioni të organik vlerat  e glikemisë  do të  rriten. Shumë  studime  tregojnë  që hiperglikemia    keqëson proceset  e koagulimit të  gjakut-hiperkoagubilitet, dhe   shumë  punime tregojnë  afinitet  të madh  për  mikrotrombe  vaskulare në  organe  të  ndryshme  sidomos  në  mushkëri gjatë COVID 19 infeksionit te pacientët me hiperglikemi ,duke rritur  shkallën e vdekshmërisë.           

Pas  verifikimit  të  diagnozës  më  COVID 19 tek  një  pacient  me  diabetes  mellitus  ndërpritet  terapia  me  antidiabetik  oral, (biguanide,inhibitorët  e SGLP 1(mbetet në studim),derivatet  e sulfoniluresë etj.Në  gjendje  të  infeksionit,si  dhe nëse kësaj  i shtojmë  edhe  aplikimin e  terapisë  me  kortikosteroid( Dexamethason,Methylprednisolon dhe Hydrocortison), sipas  protokoleve  për  trajtim të SARS COV 2, është  e  pritshme të  kemi  vlera të larta të glikemisë   tek pacientët  të   cilët  trajtohen nga ky infeksion. Kortikosteroidet  rrisin vlerat  e glikemisë  në  gjak.    

Aktualisht  është  e rëndësishme të  fillohet  trajtimi me  Insulin me rrugë  infuzive  e  cila  është  mjaft  adekuate  dhe kërkon  monitorim  të vazhdueshëm, sidomos  tek pacientët  me komplikime  akute: këto acidoza  diabetike  dhe  koma  hyperosmolare  joketotike. Variant tjetër për trajtim kemi edhe  bazal  bollus  trajtim me insulinë. Trajtimi  bazal   bollus  nënkupton  aplikimin e insulinës  me  veprim të shpejt  në doza  0.2-0.4 IU/kg/ditë sc,   të  ndara  në tre  vakte,si  dhe  aplikim të  insulinës  me  veprim të ngadalshëm  doza  e  së  cilës   është  shuma  e dozave të  insulinës me veprim të  shpejt. Pra  duhet  të  jetë  një  regjim 50%  insulin  me  veprim të shpejt, dhe 50%  insulin  me veprim të  ngadalshëm. Titrimi  i dozave  duhet  të  bëhet  cdo ditë  varësisht  nga  vlerat  e  glikemisë  ditore  deri  në  arritjen e synimeve  tona.

Pacientët  të  cilët  kan qenë  duke  u trajtuar  me  bazal  bollus,  trajtimin e vazhdojnë   me  modifikim  të dozave  deri në  arritje  të normalizimit  të  profilit  glikemik.

Pacientët  për  të  cilët  kan  nevojë  për  mbajtje  të  kontrollit  glikemik  fillojm  me  terapi  insulinike premix HPN   e  cila aplikohet  sc,me  doza  0.15 -0.3 IU/kg/24h,  ku  2/3 e dozës  ipet  në  mëngjes  dhe  1/3 në mbrëmje.Titrimi  dozave  është në baza ditore  dhe  varet  nga  niveli i glikemive  ditore.

Vend të  rëndësishëm  tek ky grup  i pacientëve  merr edhe të ushqyerit. Praktikohet që  brenda  24h të  marrin ushqime me vlerë 1800-2500 kcal:  50-55%  karbohidrate, 30%  yndyra, 15-20% proteina. E  nevojshme  është  që  të marrin edhe mineralet  si  dhe vitaminoterapi (sidomos Vitaminë C  dhe  D).Rehidirimi  (qoftë  parenteral  ose  oral) gjithashtu  ka  rëndësi  të madhe  terapeutike.

Caku  kryesorë  tek pacientët  e infektuar  me COVID 19, me diabet është   rregullimi  i  vlerave të  glikemisë,glikemi  jo më lartë  se  9mmol/l  me qëllim  të  përmirësimit  të  prognozës  së  sëmundjes  bazë . E rëndësishme  është që  pacientëve me  diabet dhe  me infeksion, gjatë  qëndrimit  në spital ti bëhen matjet e vlerave të glikemisë  6  herë  në ditë(profili  glikemik). E rëndësishme  është  të  vlerësohet edhe acetoni  në urinë për  detektim të komplikimeve të  mundshme  akute.

Në  mbarë  botën nga ana e profesionistëve  janë  raportuar   raste  me diabet,  tek pacientët  që paraprakisht  nuk  kan qenë të sëmurë nga diabeti mellitus. Janë raportuar  raste  që pacientët  janë paraqitur  në  qendrat  spitalore me Pneumoni  atipike të shkaktuar nga COVID 19,me vlera të larta të glikemisë në gjak,si  dhe në disa  raste me  komplikime  akute  të  diabetit (Ketoacidozë  diabetike  si  dhe komë hiperosmolare joketotike) por që paraprakisht nuk kanë vuajtur nga diabeti. Kjo ka shtyrë  të  bëhen shumë studime në lidhje me mundësin e shkaktimit të diabetit nga COVID 19.Janë  disa  teori në lidhje me këtë. Një teori  tregon  që virusi në fjalë  mund  të  lidhet  për  ACE  receptorët  në  beta  qeliza  Langerhans të pankreasit, dhe  në  veshka  duke  dëmtuar  funksionin e tyre, dhe për pasojë të kemi  paraqitjen e diabetit. Ende  nuk ka  ndonjë  verifikim  shkencor final për mundësin që  COVID 19 të shkaktojë formë  të diabetit.

Përfundimi

Pacientët  me diabet  mellitus  të infektuar  me COVID 19  kanë predispozicion më të lartë për të pasur  pneumoni të rënda   për pasojë  edhe  të  komplikohen me ARDS(Sindromi akut i distresit respirator) dhe shok septik si komplikime kryesore  të  infeksionit viral. Në vende  të ndryshme të botës  20-40%  e  pacientëve të  infektuar  kanë pasur  diabet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img