11,09,2025

Dhjetë (10) vite burg për veprën penale lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje

Must Read

Dhjetë (10) vite burgim ndaj R.M, për veprën penale lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje 

Ferizaj, 4 maj 2017 – Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 4 maj 2017, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit R.M, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasja nge nenit 178 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e ri-cilësuar nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj në vepër penale lëndim i rëndë trupor me pasoja të vdekjes nga nenin189 paragrafi 4 të KPRK-së.

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, të pandehurin R.M., e shpalli fajtor për vepër penale lëndim i rëndë trupor me pasoja të vdekjes nga nenin 189 paragrafi 4 të KPRK-së, dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjet (10) vite.

I pandehuri R.M, akuzohet se në muajin gusht 2016, në fshatin Koshare – Komuna e Ferizajt, ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të ndjerin R. C , në atë mënyrë që i ndjeri kishte shkuar në një autoservis, për të kërkuar një ulëse për veturën e tij, pronari i autoservisit e kishte udhëzuar që të shkoj tek një  autoservis, që gjendet anën e kundërt të rrugës, i ndjeri kishte shkuar, mirëpo deri sa po kthehej tek vetura e tij, i pandehuri së bashku me punëtorët e tij, i cili më parë kishte pasur një mosmarrëveshje me të ndjerin, në atë mënyrë që sulmohet me lopatë nga i pandehuri, i cili e humb vetëdijen, dërgohet në emergjencë në Ferizaj, pas dhënies së ndihmës së parë transferohet në QKUK në Prishtinë, ku me 16.tetor 2016 nga lëndimet e marra ndërroj jetë në QKUK në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img