04,10,2024

Dhëndri i presidentit Trump ishte takuar me ambasadorin rus

Must Read

Pos me prokurorin e përgjithshëm, Jeff Sesssions, me ambasadorin Kislyak ishte takuar edhe dhëndëri i Trumpit, Jared Kushner, ka thënë mbrëmë Shtëpia e Bardhë dhe kanë raportuar mediat amerikane.

Kontaktet e fushatës Trump me Rusinë janë nën hetime nga agjencia FBI dhe komitetet e ndryshme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Jared Kushner ishte takuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar me zotin Kislyak, në ndërtesën Trump Tower në Nju Jork, që ishte seli e fushatës së zotit Trump, në “një takim të shkurtër të mirësjelljes”, siç ka vlerësuar Shtëpia e Bardhë, ku ishte i pranishëm edhe Michael Flynn, që më vonë ishte emëruar këshilltar për siguri kombëtare i Trumpit.

Muajin e kaluar, zoti Flynn u detyrua të paraqiste dorëheqje pasi e kishte keqinformuar zëvendëspresidentin, Mike Pence, lidhur me bisedat e tij me telefon me ambasadorin Kislyak.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img