28,12,2024

Dështojnë me Francën

Must Read

Ndërkohë, Institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë kërkojnë lirimin e Haradinajt, duke thënë se ai tashmë e ka dëshmuar pafajësinë e tij para drejtësisë ndërkombëtare.

Në anën tjetër, partia e Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend për këtë çështje. Kurse Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish-regjimit të Millosheviqit,

“Është për keqardhje se si disa shtete ende respektojnë vendimet e ish-regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjera, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur se rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush duke thënë, “Do të takohemi shpejt në Kosovë”.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur shqetësimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin dhe procedurat që po zhvillohen ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mustafa këto fletarreste të Serbisë i ka quajtur të paligjshme dhe se Haradinaj ka dëshmuar pafajësinë e tij para drejtësisë ndërkombëtare./Zeri.info/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img