05,09,2025

Dëshmia tronditëse:“Dëgjuam një të shtënë dhe më pas ai nxori thikën…”

Must Read

 

Sipas CNN grek një nga autorët e arrestuar për këtë ngjarje e ka përshkruar ngjarjen në këtë mënyrë:

“Shkuam të tre tek kasollja dhe i ramë portës, ndërkohë që ai hyri brenda e në ndenjëm jashtë. Dëgjuam një të shtënë arme e më pas pamë që doli me trupin e Bledarit. Nxori një thikë dhe i preu kokën. Me pas e futi atë në një thes duke na thënë se do ta çonte në Shqipëri, t’ia tregonte atij që e kishte porositur”, – citon CNN grek një nga shqiptarët e arrestuar si bashkëpunëtor në krim.

Sipas të arrestuarit, viktima kishte marrë 20 mijë euro nga shitja e kokainës, para të cilat nuk ia kishte kthyer të zotëve. Krimi i rëndë ndodhi më 9 maj në rajonin malor të Thesprotia. I dyshuar kryesor është kushëriri i viktimës Krenar Tërpollari, i cili sipas grekëve mendohet se fshihet në Shqipëri.

The post Dëshmia tronditëse:“Dëgjuam një të shtënë dhe më pas ai nxori thikën…” appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nga 4 deri më 6 shtator do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës, zbulohet arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët kryesore të vendit do të mbyllen për qarkullim gjatë tri ditëve të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img