29,04,2024

Dëshmia e vajzave të abuzuara: Na detyronin të shikonim filma erotik

Must Read
Përdhunim/ Foto ilustruese

Sipas dëshmisë së vajzave të dhunuara, ato kanë rrëfyer para hetuesve në prani edhe të psikologes, se detyroheshin që të shikonin filma erotikë.

Vajzat e moshave 6, 8 dhe 11 vjeç thanë se në jetimore ka patur një platformë dixhitale dhe fëmijët më të mëdhenj i detyronin që të shikonin filma erotikë, ndërkohë që kujdestarët largoheshin nga qendra për orë të tëra.

I vetmi vend i dyshuar për abuzimin seksual me të miturat, janë familjet që i marrin ato për bamirësi herë pas here  gjatë fundjavave apo nëpër festa të ndryshme. Kjo e thellon më tepër skandalin dhe zgjeron rrethin e të dyshuarve nëpër familjet shkodrane.

Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale, thuhej në njoftimin e dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme. Rezulton se me vajzat e vogla është abuzuar nga persona ende të paidentifikuar, jashtë ambienteve të jetimores.

The post Dëshmia e vajzave të abuzuara: Na detyronin të shikonim filma erotik appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img