29,04,2024

Deputeti i AAK-së: Unë ua paguaj gjobën Xhakës e Shaqirit

Must Read

Biznesmeni Gani Dreshaj, i cili u bë deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës pasi humbi garën për kryetar të Komunës së Istogut përballë Haki Rugovës së LDK-së, është shprehur i gatshëm që t’ua paguaj gjobën e vendosur nga FIFA, dy lojtarëve shqiptarë që luajnë për zvicrën, Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës.

Ai thotë që sa herë ta bëjnë shqiponjën e të dënohen, do t’ua paguaj gjobën.
Postimi i plotë:
Dënimi për Xhakën e Shaqirin nga FIFA është i pa peshë.
Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja këtë dënim, por e di se sukseset e tyre në futboll kanë bërë që edhe fuqia e tyre financiare të jetë stabile.
Pra, sa herë që ata bëjnë shqiponjën, unë iu them se marr përgjegjësinë e gjobave nga FIFA .
Jam i bindur se golat dhe sukseset e shqiptarëve me Zvicrën në Botëror nuk kanë ndalur. Presim suksese të mëdha në ndeshjet e radhës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img